Jusuf Musliu, Nuredin Mestani, Marjan Demaj, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Azem Lajqi janë gjashtë kandidatët që kanë aplikuar për postin e rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Profesori i mjekësisë, Azem Lajqi, ka aplikuar i fundit për të parin e UP’së, pak para se të mbyllej konkursi për rektor të UP’së.
Ky është konkursi i dytë për pozitën e rektorit, pasi herën e parë asnjë kandidat nuk arriti të marrë votat e nevojshme nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Mungesa e anëtarit të huaj të KD’së, Sigurd Hollinger, bëri që në konkursi i parë për rektor të dështoi, duke çuar kështu në rishpallje të konkursit.
Kandidatët që kanë aplikuar duhet të kenë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe të kenë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent.
Komisioni prej pesë anëtareve i formuar nga Senati, do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve që kanë aplikuar për postin e rektorit.
Pasuesi i Ramadan Zejnullahut, që u dorëhoq në fund të mandatit, zgjidhet të enjten, me 31 mars.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...