Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizuan garën “Shkencëtari i Ri”.
Është viti i tretë që organizohet një garë me karakter të tillë, ndërsa këtë vit garës iu dha një dimension më i gjerë ku pjesëmarrës ishin edhe nxënësit e Komunës së Ferizajt.
Ky format i garës u organizua me nxënësit e gjimnazeve të Prishtinës dhe Ferizajt, ku u përfshinë shkollat “Sami Frashëri”, “Ahmet Gashi”, “Alauddin”, “Xhevdet Doda”, “Gjimnazi Matematikor” dhe “Kuvendi i Arbërit”, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrës ishin gjithsej 39 nxënës të klasave X, XI dhe të XII, të cilët pasi kanë treguar rezultate të larta në garat e zhvilluara në shkollat e tyre, iu nënshtruan testit në nivel komune në fushën e shkencave natyrore (biologji, kimi dhe fizikë).
Qëllimi dhe organizimi i garës me karakter të tillë është identifikimi i talenteve të ri, nxjerrja në pah e shkathtësive dhe kompetencave të tyre në shkencat natyrore dhe njëkohësisht mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.
Përmes këtyre aktiviteteve garuese dhe politikave stimuluese për nxënësit e suksesshëm, synohet nxitja e tyre për të garuar në sferën e dijes dhe për t’i përmirësuar rezultatet e të nxënit.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...