Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me qëllim të informimit të drejtë dhe me kohë, njofton të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, personelin arsimor të shkollave të mesme të larta, maturantët dhe komunitetin shkollor që të ndërmarrin të gjitha përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
Provimi është caktuar të mbahet në afatin e Qershorit (dita e parë në 6 qershor 2015, dita e dytë në 20 qershor 2015) dhe në afatin e Gushtit (dita e parë në 29 gusht 2015, dita e dytë në 5 shtator 2015), në bazë të Ligjit Nr. 03/L-018 për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore (6 nëntor 2008).
“Këtë vit, Provimi i Maturës Shtetërore do të organizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjin në fuqi (Ligjit Nr. 03/L-018 për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore) dhe çdo kandidat që i nënshtrohet Provimit të Maturës Shtetërore, duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50% nga rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë së pikëve të provimit, që të shpallet i diplomuar i shkollës së mesme të lartë dhe të arrijë kushtin e përgjithshëm për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm. Kandidatit që kalon Provimin e Maturës Shtetërore i jepet diploma për kryerjen e shkollës së mesme të lartë, ndërsa kandidatit që nuk arrin rezultatin e kalueshmërisë shpallet përsëritës i provimit të maturës”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.
Po sipas njoftimit, MAShT këtë vit ka përgatitur Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, i cili është rishikim i Ligjit për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore i miratuar më 6 nëntor 2008 në Kuvendin e Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të 18-të me datë 18 mars 2015 ka aprovuar Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe ka proceduar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Kosovës. Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore është miratuar në parim dhe do të vazhdojë shqyrtimin e mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.
“Duke pas parasysh procedurat legjislative të përcaktuara në Rregulloren e Punës së Kuvendit, të cilat mund të zgjasin përtej afatit të caktuar për mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore (6 qershor 2015), si dhe më qëllim të përgatitjeve me kohë dhe organizimit të suksesshëm, këtë vit Provimi i Maturës Shtetërore do të vazhdojë të organizohet sipas ligjit në fuqi”, shtohet më tej në njoftim.
MAShT në bashkëpunim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se do të angazhohet në të gjitha fazat legjislative të shqyrtimit të projektligjit, në veçanti në përfshirjen e kontributeve dhe sugjerimeve që dalin nga diskutimet në Kuvend, deri në miratimin e Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...