Rreth 5 mijë mësimdhënës edhe një herë janë bërë studentë. Ata që kanë pasur të përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike, i janë nënshtruar një programi të veçantë të Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, në mënyrë që të marrin diplomë fakulteti.
Por, ka disa që matematika u ka dalë shumë problem.
Lënda e matematikës është shndërruar në problem për 16 kandidatë që po vijojnë studimet në programin për Avancimin e Kualifikimeve të Mësimdhënësve, raporton televizioni publik. Ata kanë hyrë disa herë në provimet e kësaj lënde dhe nuk po mund të kalojnë.
Prorektorja Eda Vula, që është pjesë e këtij programi, nuk e cilëson shqetësues këtë gjendje, sepse thotë se përgatitjet për provime nga mësimdhënësit janë çështje individuale, raporton koha.net.
Këshilli Drejtues i këtij programi ka vendosur që këtyre mësimdhënësve-studentë t’ua japë edhe një mundësi tjetër.
Në Programin e Avancimit të Kualifikimit të Mësimdhënësve kanë ndjekur studimet mësimdhënësit e shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët që kanë pasur të përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike.
Me përfundimin e studimeve, ata kanë fituar diplomat e Fakultetit të Edukimit, të nivelit bachelor 4-vjeçar.
Programi për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënës përfundon këtë vit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...