Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në një takim të mbajtur sot ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit të Prindërve të Kosovës, të përbërë nga: Imret Reshiti- kryetar, Drita Vladi- nënkryetare, Drita Sadiku Zuqaku- sekretare dhe Burim Bruqaj- procesmbajtës.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti ka folur për rolin e rëndësishëm të Këshillit të Prindërve të Kosovës në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Zv/ministri Sahiti ka thënë se, aktivizimi sa më i madh i KPK-së do të ndikojënë fuqizimin e rolit të prindërve dhe krijimin e një bashkëpunimi sa më të mirë në mes të nxënësve- mësimdhënësve dhe prindërve. “KPK luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë dhe në ndihmën që i ofron Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollave, prindërve dhe nxënësve. MAShT ka përcjellë procesin e zgjedhjes, andaj edhe ju falënderon për punën dhe angazhimin tuaj në këtë drejtim”, ka thënë zv/ministri Sahiti.
Kryetari i deritashëm i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri ka folur për punën e KPK-së dhe punë e tij si kryetar në dy mandate, duke thënë se është bërë një punë e jashtëzakonshme, duke u bazuar në ligje dhe rregullore. Beqiri ka thënë se shpreson se në të ardhmen zëri i prindërve do të dëgjohet edhe më shumë, sa i përket angazhimit për ngritje të cilësisë dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor.
Kryetari i ri i KPK-së, Imret Reshiti ka theksuar se gjatë punës së tij në këtë detyrë do të angazhohet maksimalisht që zëri i prindërve dhe nxënësve të jetë sa më i fuqishëm, ndërsa është zotuar se do të dërgojë përpara proceset të cilat i ka filluar Këshilli i mëhershëm.
Këshilli i Prindërve të Kosovës përbëhet nga 9 anëtarë, 7 përfaqësues të rajoneve tëndryshme të Kosovës dhe 2 përfaqësues të minoriteteve.
Ky këshill , ka për qëllim që të përkrahë dhe ndihmojë mbarëvajtjen e procesit edukativo –arsimor në arsimin parauniversitar dhe është kanali kryesori komunikimit shkollë-komunë-MAShT.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...