Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e cila do të duhej të promovonte shkencën dhe inovacionin po vazhdon ta shpërfill këtë fushë duke shpallur e anuluar konkurse e mos njoftuar kandidatët për këtë çështje, e një gjë e tillë po cilësohet e papranueshme nga ata që aplikuan, shkruan arbresh.info
Konkursi për çmimet vjetore “Shkencëtari i vitit 2017” dhe “Shkencëtari i ri më i mirë” është shpallur në nëntor të vitit të shkuar, por vetëm me 30 janar është dërguar njoftimi për anulim.
Njëri nga kandidatët për çmimin “Shkencëtari i vitit 2017”, Fitim Uka në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se ministria e ka anuluar konkursin edhe pse ishte vetë ajo që e ka shpallur.
“Po, është e vërtetë që Ministri ka vendosur të anulojë këtë konkurs. Paradoksi qëndron në faktin që vetë Ministria ka ftuar shkencëtarët e rinj që të aplikojnë në konkursin e shpallur dhe tash po e mbyll këtë konkurs. Kjo është tallje me shkencëtarët, është turp”, tha Uka.
Po ashtu ai përmendi faktin se për anulimin e këtij konkursi nuk janë njoftuar nga ministria, por nga mediat.
“Në medie kanë deklaruar që konkursi është anuluar dhe ne as që jemi njoftuar në lidhje me konkursin”, u shpreh ai.
Sipas tij kërkesat për këtë konkurs janë se duhen të paktën tre referenca ndërkombëtare.
“Paramendojeni, kërkesat e konkursit janë të atilla që duhet të sigurohen të paktën tre referenca ndërkombëtare dhe të përgatit një aplikacion që merr kohë. Ndërkaq, këta zotërinjtë, as që zgjedhin të na dërgojnë një lajmërim të vetëm”, tha Uka.
Sipas Ukës konkursi është anuluar, sepse është dashur që komisioni t’i vlerësojë aplikacionet.
“E kanë anuluar konkursin për shkak se komisioni që është dashur të vlerësojë aplikacionet, ka qenë 8 anëtarësh dhe me ligj duhet të ketë 7 anëtarë. Megjithatë, kjo është vetëm një farsë.”, tha ai.
Po ashtu ai tha ministri ka punuar për 2 muaj e gjysmë me atë këshill dhe vetëm pas aplikacioneve e ka “zbuluar” se këshilli qenka i jashtëligjshëm.
Sipas tij ministri ka mundësi që ta rivendos këshillin me 7 anëtarë, dhe të na kthejë një përgjigje .
“Ai ka mundësi që të rivendos këshillin dhe ta bëjë me 7 anëtarë, siç duhet, dhe të më kthejë përgjigje në aplikimin që kam bërë”, u shpreh Uka.
I pyetur se çka do të bëjë ai në lidhje me ketë rast, ai është përgjigjur se do të ndjek çdo mundësi ligjore.
“Unë do të ndjek çdo mundësi ligjore. Nëse ka vetëm një adresë të vetme, do të përpiqem që ta shfrytëzoj që të kërkoj trajtim të dinjitetshëm”, tha Uka.
Po ashtu ai tha se është kthyer nga Gjermania për të kontribuar në Kosovë.
“Nuk po e kërkoj titullin “Shkencëtari i ri I Vitit”, sepse ai nuk më bën më të aftë, e as që më avancon në karrierë, por mendoj që një trajtim njerëzor meritojmë”, u shpreh ai.
Eksperti i arsimit, Halim Hyseni në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se veprimet e këtilla tregojnë për veprimet dhe qëndrimet e institucioneve tona.
“Veprimet e këtilla tregojnë për veprimet dhe qëndrimet e institucioneve tona ndaj shkencës dhe inovacioni do të thotë është një mos përfillje”, tha Halimi.
Sipas tij, sikurse të kishin interesim më të madh ndaj shkencës dhe për inovacion kjo nuk do të ndodhte.
“Sikurse kishin pasur interesin më të madh ndaj shkencës dhe për inovacionin kjo nuk do të ndodhte , por këto janë ato anomalitë të cilat po përsëriten në Kosovë dhe sigurisht po shkaktojnë dëme të jo të riparueshme për Kosovën”, u shpreh ai.
Ai mendon se ka qenë një mohim i drejtës së autorëve të cilat kanë konkurruar dhe kanë shpresuar që do të shpërblehen.
“Mendoj se ka qenë edhe një mohim i drejtës së autorëve të cilët kanë konkurruar dhe kanë shpresuar që do të shpërblen dhe do të stimulohen, por kjo nuk po ndodh. Këto janë anomalitë e përditshme e shoqërisë kosovare që janë rezultat i injorancës, mosdijes dhe mos mbështetjes së të rinjve të shkencës në Kosovë”, tha Halimi.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të Ligjit nr. 04/04L për Veprimtari Kërkimore-Shkencore dhe në bazë të planit të veprimit të Programit Kombëtar të Shkencës (2010-2015), vazhduar vlefshmëria e PKSH me Vendim të Ministrit të MASHT, datë : 10.03.2016, Ref. nr. 49 / 01B, ka shpallur konkurs për ndarjen e çmimit vjetor për “Shkencëtar i vitit 2017”, dhe “Shkencëtari i ri i vitit 2017
Këtë konkurs Ministria e Arsimit e ka shpallur në ueb faqen e saj me datën 15.11.2017.
Portali Arbresh. Info i ka dërguar pyetje në lidhje me anulimin e këtij konkursi Ministrisë se Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur ani pse pyetjet janë dërguar të hënën e kaluar./BlertaAgushi/Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit