MAShT: Procesi i testimit të maturantëve ka nisur mbarë

10:57 | 6 Qershor 2015
Arbresh.info

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) njofton se testet janë shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat, ku është paraparë të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore për 33 mijë maturantë.

Po ashtu, sipas planit të paraparë, nëpër qendra janë shpërndarë edhe administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit, ndërsa pas pak çastesh, pra në orën 10:00, pritet të fillojë Provimi, i cili do të përfundojë në orën 13:00

Provimi i Maturës këtë vit mbahet në ambiente të mbyllura, në klasë, duke i ndarë paralelet deri në 15 nxënës. Do të administrohet nga 2500 administrues dhe 500 mbikëqyrës, ndërsa për çdo 5 administrues do të ketë një monitorues.

Do të jenë gjithsej 250 qendra të testimit, kryetarët e të cilave do të jenë nga MAShT dhe universitetet publike. Për sigurimin e ambientit po kujdeset Policia e Kosovës, e cila është kujdesur edhe për shpërndarjen e testeve.

I tërë procesi do të monitorohet edhe nga Kallxo.com, e po ashtu edhe nga shoqëria civile.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme