Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson se ka përfunduar me sukses dhe gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të Komisionit Shtetëror të Maturës (KShM) gjatë kohës sa është mbajtur pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit).
Sipas një komunikate të MASHT-it, kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit, Azem Guri, pas marrjes së raporteve për mbarëvajtjen e procesit nga kryetarët e qendrave të testimit.
“Kryetari i KShM-së ka thënë se edhe pjesa e dytë e Provimit të Maturës është organizuar dhe administruar mjaft mirë. Prandaj, z. Guri në emër të KShM-së falënderon të gjithë nxënësit, administruesit, monitoruesit. komisionerët dhe kryetarët e qendrave të testimit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë, që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.
Pjesës së dytë të Provimit të Maturës i janë nënshtruar rreth 8.500 maturantë në 86 qendra të testimit në gjithë vendin. Rezultatet e Provimit do të bëhen publike më 8 shtator 2016”, thuhet në njoftimin e MAShT.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...