MASHT: Mësimi do të fillojë më 16 janar

13:43 | 13 Janar 2017
M. A.
Faton Fetahu, këshilltar i ministrit të Arsimit, ka thënë se procesi mësimor do të fillojë të hënën, më 16 janar dhe nuk do të ketë më shtyrje.
Fetahu ka thënë për lajmi.net se kjo është bërë e qartë në komunikatën e javës së kaluar se shtyrje të mësimit nuk do të ketë më.

“Javën e kaluar e kemi bërë të qartë përmes komunikatës se nga 16 janari, ditë e hënë, fillon mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës. Nuk ka shtyrje të procesit mësimor”, ka thënë Fetahu për lajmi.net.

Ndryshe procesi mësimor është shtyrë për shkak të ftohtit dhe borës që përfshiu Kosovën dhe bora bllokoi shumë qytete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme