Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, organizoi konferencën për media, ku u bënë të ditura përgatitjet për pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018, me ç’rast edhe u lansua fushata përkatëse, e cila është pjesë e Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë.
Qëllimi i kësaj konference ishte që të njoftohet publiku për procesin e vlerësimit PISA 2018, të ndahen informacione të detajuara lidhur me PISA-n dhe të lansohen aktivitetet vetëdijesuese për nxënësit lidhur me vlerësimin PISA 2018.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi me këtë rast tha se, Kosova ka nevojë të bëjë më shumë për sistemin arsimor, duke përfshirë edhe një buxhet më të madh, i cili do të ndahej për këtë sektor.
Ministri Bytyqi theksoi se, pjesëmarrja në PISA mundësoi një këndvështrim tjetër të arsimit në Kosovë, duke shtuar nevojën për modele dhe përgjegjësi të reja ” MAShT ka intensifikuar aktivitete për PISA 2018 dhe kjo na bën optimist, sepse anëtarët e komisionit janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh Ministri.
Ndër të tjera, ministri Bytyqi vlerësoi se, në vetëm pak muaj Ministria e Arsimit ka marrë një përgjegjësi të madhe dhe se tani në secilën shkollë të Kosovës flitet për pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018 dhe për këtë kemi përkrahjen e madhe edhe të Qeverisë së Kosovës, partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.
Ndërsa, Ruben Faler, përfaqësues i GIZ- në Kosovë përgëzoi MAShT-in dhe ministrin Bytyqi që të vazhdojnë me angazhimet për pjesëmarrjen në PISA 2018, ndërkaq shtoi se, përmirësimi i rezultateve të PISA-s do të jetë i mundshëm vetëm nëse monitorimi i arsimit bëhet për një kohë të gjatë.
Testi PISA 2018, fillon nga data 12 prill dhe zgjatë deri më 5 maj 2018 në 211 shkolla të Kosovës, në të cilin do të jenë të përfshirë 5370 nxënës. Ndërkohë, ministri Bytyqi ka vizituar një grup të administratorëve të Testit PISA gjatë procesit të trajnimit./Arbresh.info
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan