Google ADS

MASHT-i po e shqyrton rastin e mësueses që publikoi fotografinë me nxënës

13:08 | 7 Shkurt 2017
Arbresh.info

Skandalin e mësueses në shkollën fillore “Emin Daraku”, është duke e shqyrtuar seriozisht edhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Faton Fetahu, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami tha për Telegrafin se ajo çfarë mund të thotë është se do të veprohet në bazë të rregulloreve dhe ligjeve që janë në fuqi.

“Atje është Inspeksioni duke e verifikuar atë që ka ndodhur. Presim që brenda ditës t’i kompletojmë informatat”, ka shtuar Fetahu.

Ndryshe, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme