Inspektorati i Arsimit ka kërkuar nga Fakulteti i Edukimit në Gjakovë dëshmi për ligjshmërinë e diplomimit për disa mësimdhënës të diplomuar në SHLP “Bajram Curri”.
Sipas të dhënave të prezantuara në raportin e Inspektoratit, disa kandidatë kanë diplomuar me më pak provime sesa që janë paraparë me planprogram të studimeve.
Prandaj, Fakulteti i Edukimit në Gjakovë duhet të verifikojë dhe të konfirmojë dëshminë e diplomimit nga Libri Amë i të Diplomuarve në SHLP “Bajram Curri”, të mësimdhënësve të dyshuar për falsifikim të diplomave.
Bazuar në konstatimet e Inspektoratit, sipas urdhëresës së ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, për të verifikuar diplomat e dyshuara si të falsifikuara të 84 mësimdhënësve në Gjakovë, (ndaj të cilëve në vitin 2009 u pat ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë), Fakulteti i Edukimit në Gjakovë është obliguar të verifikojë validitetin dhe të konfirmojë ligjshmërinë e regjistrimit të kandidatëve.
Plagoset aksidentalisht një person në Pejë, arrestohet i dys...
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore