Me afrimin e datës së riakreditimit të disa prej programeve të institucioneve të arsimit të lart privat dhe atij publik, ku për çdo program duhet të jenë nga 3 doktorë shkence me doktoratë të nostrifikuar nga MASHT, Komisioni qe bënë nostrifikimin e këtyre doktoratave tani e dy javë është jo funksional.
Kjo do të pengoj që shumë programe të disa institucioneve private të arsimit të lart nuk do të riakreditohen pa fajin e tyre.
Edhe pse profesorët e këtyre institucioneve i kanë plotësuar të gjitha kushtet për nostrifikim të doktoratës.
Gazeta Fjala ka kontaktuar Drejtoreshën e Arsimit të Lartë, Drita Kadriu ka shpjeguar permes telefonit se komisioni për nostrifikimin e doktoratave është duke procesin për nostrifikimin e tyre.
“..komisioni është duke punuar vazhdimisht. Jemi në proces të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit”, ka thënë Kadriu.
MASHT ishte dashur që brenda 4 muajve të kryejë nostrifikimin e doktoratës për çdo kujt që ka plotësuar kushtet.
Tani e disa muaj ka shumë profesor që i kanë plotësuar kushtet dhe ende nuk kanë marr përgjigjeje për nostrifikim të doktoratës, me çka shumë institucione pa fajin e tyre do të dënohen.
Siç merret vesh, disa profesorë e kanë kryer këtë punë shumë shpejt me çka kjo krijon hapësirë për të dyshuar se edhe nostrifikimi i doktoratave ka pasur karakter selektiv.
Redaksia nga burime brenda institucionit merr vesh se jo rastësisht dorëheqja e dy prej anëtarëve të Komisionit dhe jo funksionaliteti i Komisionit ka ardhur në këtë kohë, kur do të ndodh edhe riakreditimi i institucioneve të arsimit të lartë.
Gazeta Fjala gjatë ditës së sotme ka karkuar përgjigje zyrtare për këtë çeshtje edhe nga Ministria e Arsimit, por që deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigjie.
Ndërkohë që gazeta i ka dërguar ppyetje edhe Agjencisë së Kosovës për akreditim lidhur me atë se sa programe të nivelit, bachelor, master dhe doktoratë kanë aplikuar për akreditim, por për të njëjtat ende nuk kemi marrë përgjigje.
Gazeta nga burimet e veeta ka marr vesh se gjatë kohës sa komisioni ishte funksional në krye të tij ishte Visar Morina, i cili njëherit është edhe i afërt i ministrit Arsim Bajrami.
Ndërkaq, Rifadije Buzuku -Gashi, zyrtare e lart për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave pranë MASHT-it.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës