Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS), George Karagutoff, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, në arritjen e kompetencave profesionale të parapara në kurrikulen kombëtare.
Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është vazhdim i angazhimit të MAShT për të krijuar partneritet në mes të shkollave profesionale me ndërmarrjet publike dhe private të Kosovës, me qëllim që të rinjtë (nxënësit dhe studentët) tanë të përfitojnë përvojë në punë praktike, për të qenë më afër tregut të punës.
Ministri Bajrami, me këtë rast ka vlerësuar se, bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit me KEDS- in është shembull i mirë i aftësimit të të rinjve për tregun e punës.
“Është bashkëpunim i shkëlqyeshëm që kemi tash e disa vite, një shembull i mirë i investimit të kësaj kompanie në edukimin e të rinjve, duke marrë në vazhdimësi një numër të caktuar të nxënësve, duke u ofruar mundësinë që ata të ushtrojnë praktikën profesionale për gjashtë muaj, duke ndërtuar kompetencat dhe shkathtësitë dhe duke i punësuar. Ky është shembulli më i mirë i MAShT me bizneset”, ka thënë ministri Bajrami.
Ministri Bajrami po ashtu ka folur edhe për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të fortë të shkollave profesionale me bizneset, për mundësuar që secila shkollë të ketë kompaninë, e cila u ofron nxënësve praktikën profesionale.
“Ajo çfarë pretendojmë në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional është arsim cilësor për punësim. Qëllimi i MAShT është që të krijojmë 100 partner të fortë të biznesit, në mënyrë që secili nxënës të plotësojë nevojat dhe shkathtësitë e veta duke punuar dhe duke u aftësuar në kompani”, është shprehur ministri Bajrami.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i KEDS- it, George Karagutoff, tha se të rinjtë e përfshirë në këtë program i cili ofron kurse teorike dhe praktike janë shndërruar në menaxher të së ardhmes. “Jam i kënaqur që i shoh këta të rijnë duke marrë përgjegjësi të reja dhe duke marrë udhëheqje të reja në kompani. KEDS do të vazhdoj me këtë projekt, duke i ofruar të rinjve mundësi të reja për punësim”, është shprehur Karagutoff.
Ndryshe, KEDS, përkatësishtë Universiteti Bogazici i Turqisë ka tri vite që organizon Akademinë Profesionale për nxënësit dhe studentët nga Kosova, duke u ofruar aftësim teorik dhe praktik në ndërmarrje brenda një periudhe gjashtë mujore, certifikim dhe punësim, varësishtë nga nevojat e kompansië dhe performanca e të rinjve.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...