Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe drejtori i organizatës ndërkombëtare “SPARK”, Yannick Du Pont, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi, me të cilën do të sigurohet qëndrueshmëria financiare për Kolegjin e Biznesit Ndërkombëtar në Mitrovicë (IBCM).
Ministri Bajrami, me këtë rast, falënderoi edhe partnerët nga shtetet që kanë kontribuar për arritjen e kësaj Marrëveshje dhe uroi që Kolegji IBCM të arrijë pritshmëritë e MAShT dhe të jetë konkurrent dhe institucion i rëndësishëm i arsimit të lartë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Kjo Marrëveshje vjen si rezultat i investimeve të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe disa ambasadave në Kosovë, në mbështetje të diversitetit etnik në fushën e arsimit.
Marrëveshja siguron financim 5 vjeqar nga MAShT për funksionimin e Kolegjit IBCM, në mënyrë që të zhvillohet dhe si institucion gjithpërfshirës, të nxjerrë nëpunës civil profesional të rinjë dhe udhëheqës biznesi në rajonin e Mitrovicës, të trajnuar dhe mësuar që të punojnë në ekipe shumëetnike për tregjet e Kosovës, regjionit, dhe ato evropiane, shkruan arbresh.info.
Marrëveshja parasheh që Kolegji, për periudhën sa zgjatë kjo marrëveshje, t’i raportojë MAShT-it në baza vjetore për sukseset, të arriturat dhe për gjithçka që parasheh kjo marrëveshje, përfshirë këtu edhe raportin financiar.
Kjo Marrëveshje do të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...