Google ADS

Marrëveshje bashkëpunimi mes dy universiteteve

13:22 | 23 Shkurt 2016
Arbresh.info

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër të martën kanë lidhur marrëveshje për bashkëpunim në fushat akademike.

Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga rektorët e të dyja universiteteve gjatë një vizite që po zhvillon menaxhmenti i UPZ-së në Gjirokastër.

Rektori i UPZ-së Prof. Ramë Vataj dhe ai i UEQGJ, Prof. Dr.  Gëzim Sala e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje dhe theksuan se do të kujdesën që ajo të jetësohet sa më parë.

Të dyja institucionet do të bëjnë çdo përpjekje për të forcuar kontaktet direkte dhe bashkëpunimin kërkimor midis anëtarëve të departamenteve dhe fakulteteve të tyre respektive.

Aty theksohet se Universitetet që nënshkruajnë këtë marrëveshje impenjohen së bashku për të forcuar dhe zgjeruar marrëdhëniet e tyre, që kanë të bëjnë më shkëmbimet reciproke dhe bashkëpunimin në projektet kërkimore në fushat e tyre respektive. Për këtë arsye të dy universitetet impenjohen në kryerjen e çdo lloj aktiviteti që nevojitet për përmirësimin e marrëveshjes në fjalë dhe të objektivave të saj, si dhe zgjerimin e tyre.

Në këtë marrëveshje parashihet t ëketë shkëmbimin e vizitave të anëtarëve të stafit didaktik dhe kërkimor, të cilat kanë për qëllim promovimin e seminareve, kurseve, konferencave, përgatitjen e projekteve kërkimore në kuadër të programeve të ndryshme dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushat me interes të përbashkët. Qarkullim të botimeve, materialeve akademike dhe informacionit për fusha të caktuara studimore dhe kërkimore të përfshira në marrëveshje dhe që kanë interes të përbashkët.

Shkëmbim reciprok i pedagogëve, kërkuesve dhe teknikëve për zhvillimin e aktiviteteve didaktiko – shkencore të integruara.

shkëmbim studentësh pasuniversitarë dhe personelit kërkimor ndërmjet dy universiteteve me qëllim ndjekjen e seminareve, ekzekutim të ushtrimeve laboratorike dhe përgjithësisht në realizimin e kërkimeve me perspektivën e kryerjes së disertacioneve sipas planifikimit të dy universiteteve.

Të vihen në funksion bashkërisht kurse studimi, diplomimi, kurse për mësimdhënie, master, doktoratura të nivelit të parë ose të dytë me mundësinë e lëshimit të titujve të përbashkët.

Vizita të anëtarëve të personelit didaktik – shkencor me synim zhvillimin e kërkimeve në sektorët e ndryshëm të veprimtarisë së të dy institucioneve në forcimin e lidhjeve mes departamenteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme