Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prishtinës

22:26 | 7 Janar 2025
K.B

Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu.

Lushaku- Sadriu tha se edhe në shkollën “Dardania” ka marrë fund kjo ngarkesë, si për nxënësit, ashtu edhe për prindërit e tyre.

“Jam shumë e lumtur që përfundimisht nxënësit e shkollës ‘Dardania’ në Prishtinë nuk do të mbajnë mësim në ndërrimin e tretë. E gjysmëvjetori i dytë, nxënësit do t’i gjejë me klasë të renovnuara e me një shkollë moderne që i ngjason shkollave evropiane”, deklaroi ajo përmes një postimi në Facebook.

“Fëmijët tanë meritojnë shkollim cilësor”, shkroi Lushaku-Sadriu./Arbresh.info/

Të ngjashme