Google ADS

Libri “Eksploruesit e vegjël” nga sot e tutje do të mund të jetë në duart e fëmijëve

14:38 | 29 Gusht 2016
Arbresh.info

Është promovuar libri “Eksploruesit e vegjël”, sot në institutin albanologjik. Autoret e këtij libri Mirjeta Shala dhe Majlinda Gjelaj thanë se janë munduar që të nxjerrin në pahë një libër i cili do të iu përshtatej moshave 4 deri në 5 vjeç.

Autorja Mirjeta Shal tregoi për mënyrën se si kanë  kanë ardhur deri tek botimi i këtij libri, shkruan Arbresh.info.

“Libri “Eksploruesit e vegjël “ erdhi duke parë mëryen e edukimit të brezave të rijnë dhe duke parë se çfarë po humbin ata duke mos mësuar atë për çka ata kanë interes , po ashtu së bashku me Majlindën kemi dashur që të fëmijët të arrijnë diçka e cila ti mbush me atë çka ata lexojnë e po ashtu edhe të tregojnë suksese në atë çka ata zgjedh” tha ajo.

Ndërsa bashkë autorja Mjalindja Gjela foli pse i është vënë pikërisht ky titull ku tha se tha se kur kanë vendosur të shkruajnë këtë libër ato kanë pyetur edhe fëmijët në mënyrë që kur libri të botohet fëmijët të kenë dëshirë ta lexojnë.

“Kur kemi vendosur që të shkruajmë këtë libër ne së pari jemi konsultuar me fëmijët dhe i  kemi pyetur se çka ju pëlqen më shumë të bëjnë. Në çdo përgjigje të tyre kemi marrë fjalitë se duan të hulumtojnë, të bëhen kërkuese madje kemi marrë edhe atë shprehjen eksplorues. Ata e dinë për këtë spese kanë shfletuar shumë eksplorer andaj vendosëm këtë titull pra ‘Eksploruesit e vegjël’, pra fëmijët tan kanë mundësi që prej moshës së vogël të krijojnë ide për të ardhmen dhe këtë mundësi ua ofron libri “ Eksploruesit e vegjël”, theksoi ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme