Në gjimnazin “Shaban Hasani” ka ndodhur një incident pasi njëri nga nxënësit e kësaj shkolle ka hedhur spreji me ç’rast 7 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili thotë se personi i cili ka hedhur sprejin nuk është arrestuar ende.
Ai gjithashtu bëri të ditur se lëndimet nuk ishin serioze dhe gjendja e tyre është stabile.
“Në gjimnazin ‘Shaban Hashani’ një nxënës ka hedhur prej në klas, me c’rast 7 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak se kanë pasur probleme. Kanë pasur pengesa në fytyrë dhe pak në frymëmarrje, por nuk është dicka serioze, gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Gashi.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?