Google ADS

Lansohet Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim

07:05 | 10 Maj 2016
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Christof Stock nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të marrin pjesë në lansimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim”.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e punësueshmërisë së grupeve në nevojë në Kosovë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave, në vendimmarrje dhe në monitorimin e zbatimit të tyre në nivel qendror dhe lokal.

Projekti synon të përafroj ndërlidhjen ndërmjet programeve të arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme