Lansohet projekti për arsim dhe punësim

14:26 | 10 Maj 2016
Arbresh.info

Më qëllim të përmirësimit të pozitën së grupeve në nevojë, në arsim dhe punësim, organizata të shoqërisë civile kanë lansuar projektin “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim”. Projekti në fjalë i cili do të përfshijë 15 komuna për katër vjet, arrin vlerën 1 milion euro, prej tyre 90 për qind është financim i Bashkimit Europian, dhe 10 për qind i organizatave KEC, APPK, SPARK, ATTA dhe BSFK. Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale, i mbetet vetëm që të bashkëpunojnë në këtë projekt.

Gjatë prezantimit u tha se përmes këtij projekti synohet përfshirja e grupeve të margjinalizuara në zhvillim të politikave dhe vendimmarrje, në monitorim e zbatim të tyre.

Shtrirja e projektit në 15 komuna, u tha se do të bëhet në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Christof Stok nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë tha se është shumë e rëndësishme që projekte të tilla të vijnë edhe nga shoqëria civile e jo vetëm institucionet.

“Kësaj radhe, ky projekt nuk është bërë nga institucionet shtetërore por nga organizatat e shoqërisë civile, dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të angazhohet në këso lloj procesesh dhe jo vetëm ministritë, shkollat etj, por organizatat e shoqërisë civile i sj ellin së bashku në një farë forme punonjësit e tyre të ardhshëm, pra bizneset. Unë isha shume e impresionuar kur së pari lexova rreth këtij projekti”, tha ai.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se projekte të tilla i dalin në ndihmë shumë misionit të Qeverisë për punësim e zhvillim ekonomik.

“Projekte të tilla ndihmojnë dhe përkrahin misionin e dy ministrive tona dhe janë në funksion të qeverisjes më të mirë, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të vet shoqërisë. Gjatë vitit të kaluar kemi tentuar të bëjmë projekte të veçanta që prekin grupet e margjinalizuara, në këtë rast qoftë gratë, të rinjtë e papunësuar, ata që janë në shtresën sociale, dhe është sfiduese për institucionet, është sfiduese sepse problem është shtresu dhe realisht ë shtë edhe kulturor, andaj involvimi i shoqërisë civile në këtë rast është kyç. Sfida është aq e madhe saqë institucionet nuk mund ta kryejnë vetëm. Andaj projekte të tilla – e falënderoj Bashkimin Europian që ka ndarë mjetet, janë të mirëseardhura sepse i ndihmojnë këtij misioni”, tha ai.

Ministri i Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm këtë projekt, tha se lansimi po bëhet në një kohë kur po fillojnë reformat strukturore në sistemin arsimor.

Ai tha se projekti ndihmon në realizmin e strategjisë për zhvillim ekonomik të Qeverisë së Kosovës.

“Është një mundësi për ta nisur një cikël të zhvillimit ekonomik. Dhe, jemi shumë të kënaqur që ky projekt po aktivizohet në kohën e duhur, kur ne po fillojmë reforma strukturore në sistemin a rsimor dhe uroj të gjithë partnerët, koalicionin, për këto plane ambicioze, këtë projekt i cili duhet të ketë impakt shumë të rëndësishëm. Unë do të shtoja vetëm një fjalë, jo arsim për punësim, por arsim cilësor për punësim, sepse arsimi nuk ka munguar në Kosovë, por ka munguar arsimi cilësor, ka munguar arsimi kompetent dhe arsimi që është në funksion të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Ai tha se këtë vit nuk do të flasin më për cilësinë e arsimit, por do të promovojnë atë.

Në lansimin e projektit “Rrjeti i Kosovës për arsim dhe punësim” u tha se i njëjti synon të përafrojë ndërlidhje mes programeve të arsimit dhe aftësimit, me kërkesë të tregut të punës.

Gjithashtu, me këtë projekt do të mbështeten edhe 10 iniciativa avokuese që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së grupeve në nevojë, në arsimin dhe punësimin e tyre.

Drejtuesi i organizatës KEC, Kushtrim Bajrami, nj? ?herit djali i ministrit Arsim Bajrami, tha se projekti ka gjetur mbështetje edhe tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomikë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme