Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), nën përkujdesje të Ambasadorit Austriak në Kosovë Christoph Weidinger dhe Ministrit të MASh, Ramë Likaj, kanë bërë lansimin zyrtar të Projektit “HERAS Plus”. Për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia COVID-19, si dhe në përputhje me udhëzimet e IKSHPK-së, konferenca lansuese e Projektit u zhvillua e tëra në platformë virtuale (online).
Projekti “HERAS Plus” është bashkëfinancim i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Projekti synon që brenda 3 viteve në vijim (2020-2023) të mbështesë zhvillimin e arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor, si dhe zhvillimin shkencave të aplikuara në Kosovë në harmoni me standardet evropiane siç janë ato të Zonës Evropiane e Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Zonës Evropiane të Hulumtimeve Shkencore (ERA).
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në fjalën e tij, theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë donatorët ndërkombëtarë të specializuar në fushën e arsimit dhe shkencës, e në veçanti me donatorët nga Republika e Austrisë. Gjithashtu, ai konstatoi se Projekti i përbashkët “HERAS Plus”, është një platformë ideale përmes së cilës mund të jetësohen ndërhyrjet e nevojshme zhvillimore në sistemin e Arsimit të Lartë, Hulumtimit Shkencor dhe Shkencave të Aplikuara, duke përfituar nga praktikat më të mira austriake në këtë fushë.
Në anën tjetër, ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, theksoi se Austria është donatori dhe mbështetësi kryesor i Kosovës në fushën e arsimit të lartë. Në vijim, Ambasadori austriak vlerësoi se të rinjtë janë pasuria kryesore e Kosovës, prandaj, investimi në arsim është një investim i sigurt në të rinjtë e Kosovës. Ambasadori nënvizoi se së bashku me MASh kemi punuar dhe po punojmë të zbatojmë reformat e nevojshme që ta bëjmë sistemin e arsimit në Kosovë më modern, më konkurrues dhe më funksional, si dhe i harmonizuar me standardet evropiane. Ai vlerësoi se projekti “HERAS Plus”, është një mekanizëm i përshtatshëm për të arritur këto synime.
Gjatë konferencës u konstatua se arsimi i lartë, hulumtimi shkencor dhe shkencat e aplikuara paraqesin fusha me rëndësi për MASh. Këto fusha në mënyrë të drejtpërdrejtë reflektojnë në zhvillimin dhe ecjen e përgjithshme të Kosovës si shtet drejt familjes së shteteve evropiane, si dhe ecjen e shoqërisë dhe ekonomisë kosovare drejt shoqërisë dhe ekonomisë evropiane.
Prandaj, MASh tregon gatishmëri dhe përkushtim të plotë që të avancojë qeverisjen në këto fusha me qëllim fuqizimin e përgjithshëm të arsimit dhe shkencës në Kosovë, por edhe harmonizimin me standardet evropiane.
MASh e vlerëson shumë lartë mbështetjen e ofruar nga Austria, përfshirë fondet e ndara nga ADA, si dhe ekspertizën dhe asistencën teknike të ofruar nga tri organizatat e specializuara Austriake, WUS Austria, ZSI dhe OeAD, të cilat bashkërisht e implementojnë Projektin “HERAS Plus”. Prandaj, MASh është angazhuar si bashkëfinancues i Projektit, i cili ka vlerën 2.8 milion euro./arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...