Këshilli Rinor Kosovar (KYC) ka bërë të ditur se testi i parë i maturës teknikisht është realizuar mirë, por shqetësuese mbetet situata e bashkëpunimit dhe keq administrimit, ku në 74% të rasteve është identifikuar kopjimi/bashkëpunimi në mes të nxënësve.
Nga monitorimi i 45 shkollave në 18 komuna të ndryshme, KYC konstaton se në shumë raste nxënësit kanë pasur vështirësi në evidentimin e emrit të tyre në lista të ministrisë dhe ngatërresa në teste, p.sh Testi A ka pasur fletë dhe pyetje të testit B.
Në këtë rast nga 75 qendra të monitoruara, KYC bën me dije se është vërejtur dhe përdorim i telefonave edhe pse fillimisht i janë konfiskuar nga një telefon të gjithë nxënësve nga administruesit.
Në 38% të rasteve është raportuar ka pasur keq administrim dhe raste kur administruesit kanë ndihmuar nxënësit, ndërsa dukuria tjetër shqetësuese është publikimi i testit online në faqe të rrjetit social “Facebook” ku KYC ka vërejtur mbi 40 postime të testeve dhe përgjigjeve.
Këshilli Rinor Kosovar pas përpunimit të dhënave nga tereni do të publikojë raportin përfundimtar të monitorimit të Testit të Maturës.
Ndryshe, KYC ka realizuar këtë monitorim me leje dhe me mbështetje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
TEMAT:KYC,KOPJIMI,TEST
Lexo të ngjajshme
As PISA nuk po kryen punë (Foto)
Si çdo vit, testi i maturës shpërndahet në rrjete sociale (Foto)
Nesër maturantët i nënstrohen testit shtetëror
Mos i humb
Arben Gashi i përgjigjet Albin Kurtit për koalicionin LVV-LDK
Veseli takon ambasadorët, flasin për formimin e shpejtë të institucioneve (Foto)
Votat e Vetëvendosjes në Prishtinë, i pari Albin Kurti, i dyti…
Kjo është pasuria e Haradinajt! (Dokument)
Mbahet Forumi për Investime dhe Tregti Zvicër – Kosovë
KYC: Në 74% të rasteve është identifikuar kopjimi në mes të nxënësve
Kongresmenët amerikanë sulmohen me armë zjarri
Vasili: Horrat e PS-së dhunojnë anëtarin e LSI-së
Lumezi vlerëson bashkëpunimin ndërinstitucional në ditën e zgjedhjeve
1
2
3
Lexo të tjera
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi