Google ADS

Kush është inspektorja e Arsimit që i shpërthyen makinën me tritol

12:06 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Makina e Frida Koplikut, inspektorja e Drejtorisë Arsimore Rajonale në Shkodër, u shpërthye me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur ndryshe si zona e “Dollarit”, ku ndodhej i parkuar edhe mjeti i Frida Koplikut, një makinë tip “Wolkswagen” me targë AA700IY.

Në dëshminë e saj para policisë, Frida Kopliku ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd.

Inspektorja është shprehur se nuk e ka idenë se kush ia ka vënë lëndën plasëse në makinë dhe se shpërthimin e ka marrë vesh nga mediat.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.10.2017, rreth orës 00:50, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në rrugë është dëgjuar një shpërthim i lehtë.

Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës ku kanë konstatur se: Si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volksëagen në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe, banuese në lagjen “Vojo Kushi”, me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme