“Vizioni ynё ёshtё tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё, tё tillё qё promovon krijimin e mundёsive tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt e saj pa dallim etnie, religjioni apo kulture”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e projektit “Ura” (“Bridge”), një iniciativë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qendrës së Trajnimeve të RIT Kosovë.
“Diversiteti qё ne kemi nё Kosovё ёshtё vlerё e shtuar, prandaj kohezioni social dhe integrimi duhet tё jenё shënjues tё progresit tonё shoqёror e ekonomik”, tha kryeministri Kurti.
Ai theksoi rёndёsinё e arsimit dhe aktiviteteve multikulturore, qё i edukojnё fёmijёt e tё rinjtё qё tё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr njё shoqёri demokratike.
“Qeveria e Kosovёs e sheh arsimin si platformё shumë të rëndësishme, me tё cilёn fuqizohen individёt dhe shoqёria jonë, me tё cilёn krijohen potenciale qё individёt tё shndёrrohen nё agjentё të ndryshimit dhe tё bёhen kultivuesit kryesorë tё transformimit social,” tha mё tej kryeministri Kurti.
Krijimi i urave qё ndihmojnё kёtё komunikim të perceptimeve tona shoqërore, u vlerësua nga kryeministri si një mundësi më shumë pёr pranim tё tjetrit dhe promovim demokratik të kulturave të ndryshme.
Bazuar në suksesin e dëshmuar të programeve të mëparshme të Ambasadës Amerikane në Kosovë, qё vazhdon tё jetё partner strategjik nё zhvillimin social e ekonomik tё Kosovёs, kryeministri shprehu besimin se “Ura” do të shërbejë njëmend si urë lidhëse mes të rinjve kosovarë, të cilët kanë etni të ndryshme dhe vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës./arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...