Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vatë të Kaçanikut

17:02 | 28 Dhjetor 2024
E.K

Është vënë gurthemeli i çerdhes në Rekë-Vatë të Kaçanikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi kanë vënë gurthemelin e çerdhes në fshatin Rekë-Vatë të Kaçanikut.

Kryeministri Albin Kurti me këtë rast ka përgëzuar qytetarët e Kaçanikut për gurthemelin e kësj çerdheje, e cila ka vlerën mbi 1 milion euro dhe do të jetë e destinuar për 40 fëmijë. Kryeministri Kurti ka theksuar se Qeveria është përqendruar në ndërtimin e çerdheve në tërë vendin, me rreth 65 çerdhe të ndërtuara deri më tani dhe një investim prej mbi 37 milion euro.

Ministrja Arbërie Nagavci theksoi se ndërtimi i çerdhes së dytë publike në Kaçanik brenda një viti dhe fillimi i procedurave për një çerdhe të tretë janë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore për fëmijët e kësaj zone.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se investimet në arsim dhe infrastrukturë si këto, janë thelbësore për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të fëmijëve dhe të rinjve./Arbresh.info

 


Të ngjashme