Kthehet në rishqyrtim vendimi i ri për asistentë në UP

21:27 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Tri vite më parë Labinot Kunushevci kishte aplikuar në Fakultetin Filozofik të bëhej asistent.

Por i njëjti nuk ishte pranuar. E duke vlerësuar se të njëjtit iu kishte bërë e padrejtë, Konushevci kishte drejtuar ankesa. Madje ai kishte shkuar deri tek Gjykata Themelore.

Kjo e fundit tri vite pas, e ka kthyer në rishqyrtim vendimin e Inspektoratit të Punës në lidhje me dosjen e Labinot Konushevcit.

Kishte kandiduar për asistent në konkursin e hapur në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik tre vite më parë.

Asokohe u vlerësua se dikush tjetër plotëson të gjitha kushtet për këtë pozitë, por Labinot Kunushevci i bindur se meriton të pranohet, drejtoi një ankesë në fakultet.

Pasi ankesa u refuzua, Kunushevci thotë se shfrytëzoi këtë të drejtë edhe në Inspektoratin e Punës, por pa sukses.

E nga ajo kohë me rastin është marrë edhe Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ditë më parë e njëjta padi e Kunushevcit karshi vendimit të Inspektoratit të Punës e ka vlerësuar si të bazuar.

Kësisoj tri vite pas, rasti do të kthehet në rishqyrtim.

Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, Inspektorati nuk kishte dhënë arsyetim në vendimin e tij, kësisoj është e pakuptueshme se si është vërtetuar gjendja faktike.

Në një përgjigje për T7, nga Fakulteti Filozofik kanë thënë se të gjitha procedurat e rekrutimit të stafit janë bërë në përputhje me rregullativën e Universitetit të Prishtinës.

Porse në rast se organet e drejtësisë vlerësojnë ndryshe, u tha se do të respektojnë vendimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme