Kryeministri Haradinaj u uron suksese nxënësve në testin PISA

11:41 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook u ka uruar suksese fëmijëve të cilët janë pjesë e testimit PISA.

Kryeministri ka shkruar  se që në fillim të mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim.

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse.

Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira.

Suksese fëmijë të dashur!

RH”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme