Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 55-të Sigurisë e cila po i zhvillon punimet e saj në Munich të Gjermanisë, është takuar me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin Amerikan dhe Ron Johnson, Kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare dhe Nënkomitetit për Evropën dhe Bashkëpunimit Rajonal për Siguri.
Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar senatorët Shaheen dhe Johnson për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për tranzicionin e suksesshëm dhe transparent të FSK-së në ushtri, zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe tema të rëndësishme për vendin, thuhet në komunikatë.
Ndër të tjerash, në fokus të këtij takimi ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Kryeministri Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Kosovës, Qeverisë së tij, për një dialog përmbajtjesor, drejt arritjes së një marrëveshje finale ligjërisht obligative me Serbinë e cila do t’i hapte rrugë Kosovës për integrimet euroatlantike.
Kryeministri Haradinaj i informoi senatorët për ekipin negociator, i cili me mandat dhe legjitimitet do ta përfaqësojë Kosovën në bazë të platformës shtetërore të dialogut.
Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka theksuar se Kosova ka ndërtuar raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit dhe është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon, duke dhënë kontribut dhe angazhim konkret.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol kyç në lirinë, pavarësinë dhe tani në shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë u jemi mirënjohës. Jemi të përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar përkrahjen e ShBA-së në konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...