Një nga mjekët shqiptarë më të njohur në Danimarkë provoi të kthehet në Kosovë dhe të japë kontributin e tij, por nuk ia doli.
Me shpenzimet e veta ai ka sjellë mjetet e nevojshme specialistike dhe ka ardhur personalisht që të bëjnë terminet në datën e caktuar, për të bërë vizita specialistike gratis në Kosovë, por ka hequr dorë. Ai është detyruar që të tërhiqet nga pengesat në punë prej kolegëve të tij.
Si ky mjek, emër i njohur për redaksinë, por që nuk ka dashur ta zbulojë identitetin, ka dhe shumë ekspertë shqiptarë të fushave të ndryshme që po befasojnë me të arriturat e tyre në shkencë, art e kulturë nëpër shtete të ndryshme perëndimore, e po e braktisin Kosovën.
Përderisa Kosova po varfërohet me kuadro profesionale, shtetet perëndimore po pasurohen çdo ditë e më shumë me shqiptarë nga Kosova, Lugina e Preshevës, Shqipëria, Maqedonia…
Mosperspektiva, që nuk po e gjejnë në vendin e tyre, sidomos kosovarët, po i shtyn drejt vendimit për të qëndruar përgjithmonë në shtetin ku po kryejnë studimet. Kurse shtetet perëndimore nuk hezitojnë t’i mbështesin dhe t’u ofrojnë perspektivë të sigurt atyre që janë të kualifikuar dhe drejtimet e tyre i kërkon tregu.
Dashnim Ismajli ka studiuar në Universitetin e Fribourgut në Zvicër, magjistraturën e ka kryer në Vjenë të Austrisë, doktoratën në Leipzig të Gjermanisë për shkenca politike dhe histori, kurse tash doktoratën e dytë në të cilën është në proces në Giessen të Gjermanisë, po e vazhdon në fushën e politikës.
Ismajli është edhe ekspert i Unionit Evropian, i certifikuar me gradën më të lartë nga Instituti i CIFE Bruksel-Nice-Vjenë, ndërsa tash ka botuar librin e tij në Gjermani “Shtetndërtimi dhe demokratizimi në Kosovë, sfidë për bashkësinë ndërkombëtare”.
Por, edhe si autor i hulumtimit “Migrimi dhe mobiliteti i studentëve kosovarë në vendet evropiane”, ai thotë për gazetën “Zëri” se nuk ka pasur vullnet nga institucionet shtetërore për të përkrahur të diplomuarit jashtë vendit për t’i rekrutuar në strukturat vendimmarrëse në Kosovë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...