Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka nënshkruar një program bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë.
Marrëveshja “Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”, është nënshkruar sot në Manastir nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.
“Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë”, thuhet në komunikatën e MASHT-it për media.
Nëfjalën e tij, ministri Bajrami kathënë se ky program ndërmjet dy ministrive përperiudhën 2015-2018, është instrument i rëndësishëm për plotësimin e detyrimeve të ministrisë së tij në realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim.
“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, ka thënë Bajrami
Ndërkaq, në ceremoninë e nënshkrimit të Programit, prezent kanë qenë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...