Komuna e Prishtinës brenda këtij mandati qeverisës pritet t’i ketë edhe pesë shkolla të reja në nivelin parauniversitar.
Premtimin e dhënë, drejtori i Arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihaj, e rikonfirmoi për Radio Kosovën. Sipas tij, po punohet që përveç qendrës së Prishtinës, ku janë paraparë të ndërtohen këto shkolla, të ketë edhe tri institucione arsimore në periferi të Prishtinës, një shkollë në Shkabaj, si dhe një shkollë e një çerdhe në Fshatin Bardhosh.
Komuna e Prishtinës, vitin e ri shkollor 2018/2019, pritet ta fillojë me një shkollë të re fillore në Lagjen Arbëria, e cila përmban 13 klasa, 4 kabinete dhe hapësira të tjera sportive.
Por, gjatë tri viteve të ardhshme, kryeqyteti pritet t’i ketë edhe katër objekte të reja shkollore, tha për Radio Kosovën drejtori i Departamentit të Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj. Ai tha se do të tejkalohen edhe problemet rreth lokacioneve për shkolla.
“E kemi pak problem me shkollën e Matit. Për këtë shkollë që ne e kemi projektua me qenë mbi 7 mijë metra katrorë fondet janë siguruar nga BE përmes Ministrisë së Arsimit, ne vetëm lokacionin jemi duke e hulumtuar ta gjejmë, të gjejmë zgjidhje, përndryshe shkolla është negociuar dhe do të jetë një shkollë me mbi 7 mijë metra katrorë. Pra, nuk kemi probleme, ajo shkollë do të ndërtohet.”
Salihaj shtoi se do të ndërtohet edhe një shkollë dhe çerdhe afër Komunës së Re në Lagjen Arbëria, si dhe nga një shkollë në lagjen Kalabria dhe në Veternik.
“Unë i kam premtuar pesë shkolla në mandatin tim dhe të pestat do të bëhen. Disa nga fondi i BE-së dhe disa nga pjesa private e BB-së që kemi negociuar me ta dhe do t’i ndërtojmë. Kemi pak problem me lokacione. Jua thashë që nuk kemi problem me Kalabri, me Arbëri, por kemi probleme të ndjeshme në Mat, dhe jemi ka punojmë që shumë shpejt lokacionin ta gjejmë dhe të fillojë ndërtimi.”
Salihaj tha se nuk do të mbetet anash as periferia, pasi, sipas tij, do të ndërtohen nga një shkollë në fshatin Shkabaj dhe Bardhosh, e në këtë të fundit, do të ndërtohet edhe një çerdhe./rtklive
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...