Google ADS

Komisioni për Arsim diskuton për ligjin për sponsorizime dhe donacione

13:15 | 11 Korrik 2016
Arbresh.info

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ka diskutuar projektligjin për Sponsorizime dhe Donacione, në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në vend.

Anëtarët, të cilët morën pjesë në komision, patën ankesa për nenin 12 i cili e parasheh ndarjen e buxhetit nga tatimi për klubet dhe organizata sportive.

Drejtori i Departamentit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ministri të Kulturës, Ibër Alaj, tha se në këtë projektligj i diskutueshëm është vetëm neni 12.

“Këtu temë diskutimi është thuaja se vetëm neni 12 ku parasheh mbështetjen e korporatave të bizneseve që të ju lejohet tatimi në fitim. Ne e kemi shqyrtuar me kujdes për shkak se edhe ligji që është në fuqi nr. 05/L029 që është miratuar më 2015 nga qeveria e Republikës së Kosovës i përcakton disa norma dhe thuhet se tatimpaguesit do të kontribuojnë në fushë të caktuar, do me thënë po flasim çdo herë që është me interes publik, do të kenë një lejim shtesë deri në 10 për qind, nëse parashihet me ligj të veçantë në Kosovë. Do me thënë, ne akoma nuk e kemi një ligj të cilin faktikisht po e paraqesim para juve dhe pa miratimin e këtij projektligji ne akoma nuk mundemin as këtë 10 për qind që është e lejuar në ligjin për tatime i miratuar në Republikën e Kosovës.  Do me thënë as ato 10 për qind nuk mund të thuhen nga sponsorizuesit apo përfituesit në këtë rast, federatat, komuniteti artistik dhe të tj erët, andaj mendoj që kjo do të ishte ajo rruga e parë që ne duhet ta trajtojmë”, tha ai.

Të njëjtin reagim e pati edhe Nebih Zariqi nga Federata e Hendbollit, i cili tha se nuk është i qartë ky nen.

“Para fillimit të këtij takimi nuk e kemi të qartë çka nënkupton edhe ky 10 për qindëshi këtu por edhe 30 për qindëshi që  etha tash drejtori i departamentit, cili është rezultati i krejt asaj në fund të fundit ne duam edhe si biznes por edhe si klube me ditë çka po përfundojmë, qoftë edhe kultura edhe sporti”, deklaroi ai.

Kurse, Istref Klinaku, drejtor i Klubit KEK-u, tha se neni 12 duhet të sqarohet më mirë.

“Është e vërtetë që ky neni 12 është thelbi dhe çështja themelore e këtij ligji edhe në qoftë se interpretohet ashtu si është e shkruar. Nuk është me rëndësi fare a është 10 për qind a është 30 për qind, është pak ajo çfarë i ndihmohet sportit, artit, kulturës, krejt çka parasheh ligji, për arsye se në pikën 1 të nenit 12 thotë shkalla e zbritjes së lejuar sa i përket tatimit të të ardhurave personale dhe tatimit në të ardhura të korporatave përcaktohet me legjislaturën përkatëse ekzistuese dhe pika 2 thotë kësaj i lejohet një 10 për qindësh. Në bazë të ligjeve paraprake edhe në bazë të përvojave që kemi në bazë të rregulloreve që i ka hartua ATK kjo është aq pak sa nuk ka nevojë të merremi me këtë punë fare sepse një 10 për qindësh me ia shtua legjislacionit përkatës është kurrgjë”, deklaroi ai.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani kërkoi nga Klinaku që të jep propozim lidhur me këtë nen.

“Si e shihni ju zgjedhjen, unë po kërkoj prej juve, jo me dhënë sqarim tash të ligjit, ne me ju dhënë juve por ju çfarë kemi parë, ju çfarë po kërkoni prej ligjit”, kërkoi propozim Hasani.

Kurse, Istref  Klinaku tha se të ceket që 10 për qindëshi të jetë nga tatimi në fitim në mënyrë që të qartësohet kjo pikë.

“Unë e thash qartë, e para e punës është që këto duhet të sqarohen në ligj e dyta e punë unë tash veç po kërkoj nëse veç kërkohet prej kësaj, që 10 për qindëshi të jetë nga tatimi në fitim prej sponzorizuesve edhe mjafton është sa duash për komunitetin e sportit është mjaftueshëm 10 për qind nga tatimi në fitim, si të thuash nga tatimi në fitim është e qartë”, deklaroi ai.

Në këtë dëgjim publik të projektligjit për sponsorizojmë ishin të pranishëm edhe pjesëtarë tjerë të federatave të ndryshme të sportit në Kosovë të cilët i dhanë mendimet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme