Kanë kaluar më shumë se pesë muaj kohë kur një pjesë e studentëve të Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’, kanë mbushur aplikacionin dhe kanë dërguar kërkesat e tyre për lirimin nga pagesa e semestrit, por ani edhe pse po bëhët gati gjysmë viti prej dorëzimit të tyre, më këtë çështje as që ka filluar të merret kush.
Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të studentëve për lirimin nga pagesa e semestrave, nuk e ka filluar ende punën e tij.
Burime shumë të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda rektoratit tregojnë, se komisoni shqyrtues i këtyre kërkesave nuk ka filluar të bëjë punën e tij, edhe pse kanë kaluar thuajse më shumë se pesë muaj kohë.
Siç mëson Gazeta NewBorn, brenda rektoratit, kjo procedurë nuk kërkon shumë punë për ta përfunduar, por neglizhenca e madhe e bënë të vetën.
Katër-pesë ditë, ose maksimalisht një javë duhet punë dhe kohë për ta përfunduar këtë proces, por një gjë e tillë nuk ka filluar të ndodh.
Gazeta NewBorn, ka tentuar të kontaktoi me kryetarin e Parlamentit Studentor, Musa Berishen, por kontakti më të ka qenë i pa mundur.
Pas kësaj, ne kemi dërguar e-mail edhe në Rektoratin e UP-së, për të marr përgjigjie për këtë çështje por as nga ky organ, nuk kemi marr ndonjë përgjigjie për këtë çështje.
Në anën tjetër studenti E.B i cili nuk ka dashur që ti përmendet emri ka thënë se pret çdo ditë publikimin e listave me studentët e liruar nga pagesa e semestrit.
”Që 5-6 muaj e kam dërgu aplikacionin për tu liruar nga pagesa e semestrit, deri tash asgjë nuk është publiku, as nuk kam informacion kur do të publikohet. Po pres sa ma shpejt”, tha ky student/Gazeta NewBorn/
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore