Komisioni Hetimor interviston zyrtarët e arsimit për subvencionimin e teksteve shkollore

07:40 | 1 Nëntor 2024
E.K

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024 do të zhvillojë sot një mbledhje.

Gjatë kësaj mbledhjeje, do të intervistohen dëshmitarët: Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar, dhe Genc Hamzaj nga AShI.

Ky komision hetimor ka mbajtur disa mbledhje të mëparshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme