Në shkollën fillore “Thimi Mitko”, në Gjilan nxënësit e e një klase të parë dhe prindërit e tyre nuk po pajtohen me faktin që mësuesen e tyre e kanë larguar dhe kanë sjellë një mësuese tjetër.
Madje ata kanë protestuar tani e dy javë dhe duan t’ u kthehet mësuesja. Fëmijët kanë mbajtur në duar pankarta ku kërkojnë mësuesen e tyre. “Na ktheni mësuesen”, “E duam mësuesen tonë”, “Ku është mësuesja Safete?”, “Me mësuesen Safete” janë vetëm disa “thirrje” të nxënësve.
Njëri ndër prindërit e revoltuar Sabri Kajtazi ka thënë se nxënësit e klasës së parë në shkollën “ Thimi Mitko” protestojnë tash e dy javë, ia kanë larguar mësuesen e tyre nga shkolla për arsye se nuk është në partinë në pushtet.
“Klanet e ndryshme mafioze bëjnë lista natën e ditën largojnë mësuesen më të mirë në shkollë. Kjo mësuese ka licencë nga Minsitria e Arsimit dhe përvojën e punës . Jemi katandisë e gjithë shoqëria, askush që dy javë nuk e qanë kokën për këta fëmijë. Mos ja prishni lumturinë”, thotë Kajtazi.
/2L ONLINE/
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...