Google ADS

Kjo është lënda më problematike për nxënësit në Testin e Arritshmërisë

07:58 | 4 Janar 2020
Arbresh.info

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Raportin Vjetor Statistikor me tregues arsimorë 2018/19, ka publikuar edhe rezultatet e arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta.

Sipas përqindjeve të publikuara, nxënësit e klasës së 9-të kanë probleme me lëndën e Gjeografisë.

Ndërsa lënda ku janë më të mirët, është ajo e Gjuhës Angleze. Probleme po ashtu kanë edhe në lëndën e Kimisë.

Ministra e Arsimit ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilit arritshmëria është 61 përqind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme