Këto janë pyetjet që iu bënë nxënësve kosovarë në testin e PISA-s! (Foto)

13:50 | 8 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Në radhitja e vendeve sipas performancës në shkencë sa i përket njohurive të nxënësve të moshës 15 vjeç Kosova del të jetë në fund të listës së përbërë nga disa vende botërore.

Vetëm algjerianët dhe banorët e Republikës Dominikane janë më keq në ranglistën botërore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik PISA.
Por si është bërë ky “vlerësim”, gjegjësisht cilat kanë qenë pyetjet të cilat është dashur tu përgjigjen kosovarët.

“Shpjego në mënyrë shkencore fenomenin e meteorëve”, është njëra nga detyrat që është dashur ta zgjidhin nxënësit kosovarë në testin e PISA-s.

Veç kësaj, nxënësit kosovarë nuk kanë pasur njohuri as për kultivimin e peshkut, e migrimin e zogjve shtegtarë.

Gazeta Fjala ka sjellë disa nga pyetjet e testit të PISA-s të cilit iu nënshtruan nxënësit e moshës 15 vjeçare të shkollave të mesme në Kosovë.

pisa-5 pisa-1 pisa-2 pisa-3 pisa-4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme