Google ADS

Këshilli i Prindërve të Arsimit kërkon që politika t’i mbajë duart larg nga shkollat

11:38 | 24 Mars 2016
Arbresh.info

Këshilli i prindërve të Arsimit të Kosovës ka reaguar me anë të një komunikate në lidhje me përdorimin e nxënësve për aktivitete politike.

Reagimi i Këshillit të prindërve ka ardhur pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një debat me nxënës të një shkolle fillore në Prishtinë.

“Nëpërmes kësaj komunikate për media Këshilli i Prindërve të Kosovës apelon Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, inspektorët arsimor, drejtorët e shkollave,prindërit e në veçanti liderët e subjekteve politike që një gjë e tillë mos të lejohet dhe shkollat ta ruajnë pavarësinë dhe neutralitetin politik e kurrsesi të shndërrohen në poligone të militantëve politik”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Në këtë reagim, Këshilli të prindërve thuhet se askush nuk ka të drejtë të cenojë mësimin dhe edukimin e fëmijëve dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë fëmijët për kurrfarë interesi personal , grupor, politik, feta r apo çfarëdo aktiviteti tjetër që bie në kundërshtim me ligjin për arsimin parauniversitar të Kosovës dhe ligjeve dhe konventave tjera ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme