KEDS ka bërë përurimin e kabineteve të informatikës në dy shkolla fillore në komunën e Gjakovës, përkatësisht në shkollën fillore “Ukshin Miftari”, në Skivjan dhe në shkollën fillore “Rilindja” në Dobrigje.
Për të parë nga afër dhe për të bërë përurimin e kabineteve në këto dy shkolla ishte edhe drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff, i cili tha se që nga themelimi i KEDS-it i kanë dhënë rëndësi shumë të madhe të rinjëve dhe kjo dhuratë që po i bëjnë nxënësve është që ata ta shfrytëzojnë dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë.
“Që nga themelimi i KEDS dhe KESCO i kemi dhënë rëndësi të madhe mbështetjes së të rinjëve në Kosovë. Njëra nga mundësitë që i ofrojmë janë edhe pushimet për fundvit, pushimet e fundvitit, ne jemi munduar që të iu japim surpriza fëmijëve dhe të rinjëve në forma të ndryshme. Jetojmë në epoken e digjitalizimit dhe kësaj radhe kemi vendosur që ti ofrojmë këtyre fëmijëve dicka që të mirren me këtë fushë. Ti ndihmojmë këta fëmijë me mësime teknologjike në shfytëzim të kompjuterit që është shumë e rëndësishme dhe vitale për dët e sotme. Ne do të jemi shumë të kënaqur që teknologjinë të cilën e kemi ofruar të jenë edhe më të mira për një të ardhme më të mirë”, tha ai.
Karagutoff, gjithashtu tha se KEDS do të bëjë edhe lidhjen me internet për këto dy shkolla që po ashtu është dhuratë nga KEDS-i për të vetmen arsye, që sipas tij, nxënësit të mund të përfitojnë më shumë.
Ndërsa, drejtori i shkollës fillore “Ukshin Miftari”, Islam Miftari, falënderoi KEDS-in për investimin që kanë bërë në shkollën që ai drejton, duke thënë se për të pasur rezultate të mira nxënësit e kësaj shkolle është shumë e nevojshme ta kenë teknologjinë që e kanë sot falë KEDS-it.
“Sepse e dimë se koha e sotme teknologjinë e informimi dhe komunikacionit, prandaj për të dhënë diçka të çmueshme dhe për të marrë diçka të çmueshme nga nxënësit na duhet kjo teknikë që ju na e keni sjellë sot këtu”, tha ai.
Përfituese e kompjuterëve nga KEDS është edhe shkolla fillore “Rilindja”, në Dobrigje. Drejtoresha e kësaj shkolle, Fakete Shabani, tha se me këtë investim tash nxënësit do të kenë mundësi ta praktikojnë atë që e kanë mësuar.
“Është kënaqësi për mësimdhënësit, komunitetin dhe për nxënësit tanë që kanë arrit me pa kompjuterin, kemi fol për kompjuterin por pa e prekur, është e pamundur me ditë se çka është. Ne ju jemi mirënjohës KEDS-it për këtë donacion. Tash me këtë teknologji cilësia nuk do të mungoj në shkollën tonë”, tha ajo.
Bajram Rragami, nxënës në shkollën fillore “Ukshin Miftari”, tha se tash do ta ketë më të lehtë që ta zhvillojë mësimin në lëndën e teknologjisë.
“Ne do ta kemi më të lehtë zhvillimin e mësimit, po ashtu do t mësojmë gjëra të reja”, tha ai.
Projekti i KEDS ka përfshirë gjithsej pesë shkolla në të gjithë Kosovën.
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania