Psikologu, Rron Kastrati, vlerëson se krahas angazhimit të Ministrisë së Arsimit në çështjen për lejimin e shamisë, të angazhohet edhe për edukimin seksual në shkolla.
“Edukata seksuale është themelore në shumë kuptime. Nuk jam kundër shamive apo edukatës fetare, por krahas kësaj duhet urgjentisht të vendoset nëpër shkolla, në kurrikula arsimore edhe edukata seksuale”, thotë Kastrati për arbresh.info.
Sipas tij edukata seksuale po lihet me një anë por ekzistojnë modulet, ekzistojnë sikcat dhe janë një sërë mundësisht që kjo temë të trajtohet dhe njëkohësisht të ndërgjegjësohet.
“Nëse të miturit janë të edukuar seksualisht dhe njohin të gjitha predispozitat, faktorët, dhe njohuritë e përgjithshme mbi identitetin gjinor, seksin, riprodhimin, atëherë mënjanohen shumë më shumë rreziqe të natyrës abuzive apo ngacmuese”, deklaron Kastrati.
Ai shton se sipas studimeve shkencore në shumë vende perëndimore ka rënie të ngacmimeve seksuale, sepse ata informohen dhe janë të pajisur me strategji të përballimit të situatave të tilla./arbresh.info/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...