Enis Rushiti, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, ndonëse i kishte përmbushur të gjitha kriteret për bursën studentore, dhe ishte i pari në listën e përfituesve nga ky fakultet ka më shumë se një vit që pret për t’i marr paratë që i meriton.
Madje, ai thotë se është i vetmi nga 30 përfituesit që nuk i ka marrë ende paratë.
E ai mos kalimin e parave në xhirollogarinë e tij po e konsideron si politike.
Rushiti ka thënë për Gazetën Fjala se arsyeja se pse atij nuk po i alokohen mjetet financiare është se ai ka qenë shumë kritikues gjatë ligjëratave.
“Jam i vetmi student nga Fakulteti Ekonomik që nuk i kam marrë paret, prej përfituesve. E kjo po doket shumë e qëllimshme. Për këtë rast kanë qenë të informuar Rektori, Sekretari, Dekani, Prodekani i FK Ekonomik dhe disa prej stafit te rregullt akademik”, ka thënë Rushiti për Gazetën Fjala.
Buxheti ”për subvencionim të studentëve” konkretisht ”bursave studentore” në këtë universitet është i kufizuar në shumë prej 10 000 eurove, si dhe ndahet proporcionalisht për të gjithë përfituesit. E përfitues të bursave kanë qenë gjithsej 30 studentë.
E shuma e parave që ia ka “borxh” universiteti Rushitit është 330 euro. Ndonëse më herët shuma që merrnin përfituesit të bursave ishte 900 euro, tani kjo shumë është ulur, ndërsa kriteret për bursa janë ngritur.
Për rastin e Enis Rushitit, është në dijeni edhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, Bajram Kosumi.
Kosumi në një bisedë telefonike për Gazetën Fjala ka thënë se është i informuar për këtë rast, dhe se mjetet do t’i alokohen Rushitit shumë shpejt.
“Jam informuar me këtë rast. Ky është një gabim teknik, pasi numri i xhirollogarisë së studentit ka qenë gabim. Por, shumë shpejt këto mjete do të kalojnë në xhirollogarinë e tij”, ka thënë Kosumi.
Por, Rushiti nuk është i vetmi që nuk i ka marrë mjetet financiare. Rast të njëjtë me të kanë edhe katër student të tjerë.
E se këta studentë ende nuk i kanë marrë beneficionet që u takojnë këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Fjala, edhe nga “Kadri Zeka”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...