Ish- drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi ka reaguar pas kërkesës së senatorëve të UP-së, për ta shkarkuar rektorin Ramadan Zejnullahu. Thaçi në një postim në Facebook ka theksuar se vetëm Këshilli Drejtues i UP-së me 2/3 e votave mund ta shkarkoj rektorin. Edhe nëse këtë e bën KD-së, fjalën e fundit prapë e ka ministri i Arsimit.
Lexojeni të plotë reagimin e tij:
Mos t’ju kapë paniku! Rektori i UP-së nuk shkarkohet!
Sipas nenit 31 të Statutit të UP-së, për shkarkimin e rektorit duhen 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues (6 nga 9 votat të anëtarëve) dhe unë nuk besoj që 6 anëtarë të KD-së mund të votojnë për shkarkimin e rektorit.
Por, edhe nëse KD e shkarkon rektorin, neni 32 i Statutit të UP-së i jep rektorit të drejtë ankese në ministri dhe pastaj vendimi i ministrit është përfundimtar. Kështu që, ministri i arsimin nuk mund dhe nuk duhet të lejojë shkarkimin e rektorit.
Andaj, del që senatorët po bëjnë presion dhe jam i bindur që edhe vet ata të nënshkruarit janë të vetëdijshëm që arsyet e ofruara për shkarkimin e rektorit janë të paqëndrueshme.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...