Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës, tash vonë ka marrë vendimin që nga shtatori i këtij viti, disa shkolla të kësaj komune të fillojnë zbatimin e pilot-projektit për të mbajtur mësim gjithëditorë.
Fatin për të provuar për herë të parë këtë pilotprojekt kanë tri shkollat e kryeqytetit, “Faik Konica”, “Model” dhe “Afrim Gashi”.
Por a do të ketë apo jo sukses zbatimi i saj. Këshilltari politik i ministrit të arsimit, Azem Guri, mendon se kjo strategji do të shkojë mirë, pasi nga ana e tyre është paraparë që shkollat tani më të përzgjedhura kanë kapacitete dhe kushtet të mjaftueshme për zhvillimin e mësimit gjithëditorë.
Por, të njëjtën gjë nuk e mendojnë mësimdhënësit e shkollës “Afrim Gashi” të Hajvalisë.
Ata shprehen skeptikë që implementimi i këtij plan-projekti do të ketë sukses në shkollën e tyre, pasi që ata nuk i plotësojnë pothuajse asnjë nga kushtet për të mbajtur mësim me orar të zgjatur.
Kushtet elementare të cilat mungojnë në këtë shkollë janë: infrastruktura e shkollës, kuzhina, angazhimi i mësuesve asistent, transporti i nxënësve në natyre e shumë e shumë gjëra të tjera.
Këtë e pohon edhe drejtori i shkollës, Xhevat Rafuna, i cili thotë për KosovaPress se nga të gjitha kushtet që i kër kon ky pilot-projekt, kjo shkollë e plotëson vetëm njërën nga to, e që është mbajtja e mësimit në një ndërrim.
Ai shpreson se do të ketë mbikëqyrje të duhur dhe pret që së shpejti ata së bashku me komunën do të fillojnë përgatitjet në mënyrë që në shtatorë të jenë gati.
“Ky sigurisht do të filloj prej 1 shtatori dhe kërkon standarde, përkrahje, zbatim si dhe mbikëqyrje. Ma merr mendja që drejtoria komunale e arsimit do të ketë mbikëqyrje, mirëpo do të kemi edhe ne si shkollë përkrahje prej tyre. Por, para së gjithash duhet të bëhet një planifikimi i mirë dhe me kohë. Ne si shkollë presim që të na vijë një kornizë e përgjithshme e aktiviteteve në mënyrë që pastaj me arsimtarët tonë të përgatitemi sa më mirë dhe në afat për 1 shtator”, tha Rafuna.
Por, mësimdhënësit përveç kushteve thonë se duhet të bëhet edhe trajnimi i tyre, pasi që është hera e parë që do të përballen me një gjë të tillë.
Sipas tyre, është shumë kohë e shkurtër të bëhet një trajnim i tillë, madje edhe të plotësohen kushtet e nevojshme.
Arsimtarja e anglishtes në këtë shkollë, Vjollca Rizani, përveç kushteve thotë për KosovaPress se ata janë njoftuar tepër vonë për këtë gjë dhe kanë informacione shumë të mangëta. Sipas se për një kohë kaq të shkurtër është e pamundur të përgatitën aq sa duhet.
“Më e keqja është se ne kemi shumë informacione të mangëta, shumë informacione të pakta dhe kjo na është kumtuar shumë vonë dhe për këtë mendoj që nuk do të ketë sukses. Kemi biseduar me prindër, po bisedojmë edhe me fëmijë, është diçka që e vonshme, po të kishin filluar në një kohë më herët, para një vitit apo 6 muaj t’i bëjmë përgatitjet, të i marrim informacionet edhe prej shkollave tjera , ne kemi dëgjuar që ka pasur raste edhe në shkolla tjera kur ka dështuar ky projekt”, tha Rizani.
Në anën tjetër, nxënësit e mirëpresin këtë ide dhe thonë se atyre u pëlqen shumë. Elvira Gashi, nxënëse në klasën e tetë të kësaj shkolle, thotë për KosovaPress se tani ata mund të barazohen me vendet perëndimore.
“Sa i përket idesë për mësimin gjithëditorë më pëlqen shumë, pasi që ne mund të kemi aktivitete më të shumta dhe barazohemi me vendet perëndimore të cilët po e bëjnë këtë gjë”, tha Gashi.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...