Google ADS

Jasharaj thotë se do të fitonte edhe përball Albin Kurtit

Rrahman Jasharaj
13:07 | 4 Prill 2022
arbresh.info

Rrahman Jasharaj është zgjedhur në mandatin e tij të tretë si kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës.

Nga 120 delegatë që morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor, Jasharaj mori 119 vota.

Para një kohe ai e pati ftuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që të anëtarësohej në SBASHK.

Ai ka deklaruar në Klan Kosova se po të ishte përball tij edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të fitonte.

“Jo nuk erdhi. Të ju them të vërtetën deklarata ime ishte nga një lloj nxitjeje që ma bëri sepse ai si kryeministër i Republikës së Kosovës pati momente kur përzihej në çështjet e sindikatave. Jo vetëm të SBASHK-ut, kur deklaronte se udhëheqësit tani duhet të shkojnë”.

“Dhe unë në atë instinkt të reagimit i thashë ‘Eja të garojmë bashkë’. Dhe po të them kësaj radhe se edhe po të ishte Kurti kundër meje unë do të fitoja”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme