Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, deklaroi se procesi mësimor do të nisë më 1 shtator, por shtoi se shumë nxënës e mësimdhënës nuk do t’i kenë tekstet shkollore.
Kështu u shpreh Jasharaj, pas takimit me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj teksa shtoi se se mësimdhënësit janë të indinjuar me situatën e krijuar për tekstet shkollore, e prindërit “janë të nervozuar dhe të prekur”, përcjell Arbresh.info.
“I shpreha respekt meritor për Ligjin dhe ushtrinë edhe për Ligjin që e punuam bashkë me Besnikun atë kohë të Pagave, por që fatkeqësisht u rrëzua nga Kushtetuesja e që ishte shumë më i mirë se ky Ligj. I premtova kryetarit Haradinaj që punëtorët e Arsimit edhe në këto rrethana të padrejta të këtij sulmi të ri ndaj prindërve, nxënësve dhe neve arsimtarëve të Qeverisë Kurti, MASHT-it dhe Qeverisë, ne do ta vazhdojmë betejën për dije me kushtet që i kemi dhe po e them edhe njëherë që Qeveria me gjithë ato fjalë të mëdha të Kurtit, në vend që të na sjell laptopë e projektorë, nuk po na sjell në shkolla as libra, ne do ta vazhdojmë betejën me gjysmë libra, shkumës e shpuzë. Edhe ne jemi prindër, urojmë që prindërit ta kalojnë këtë siklet dhe urojmë që mos të ketë orë të humbura”, tha ai.
“Pikëpyetja më e madhe është se grevë s’ka, mësimi fillon të premten, por do të kemi nxënës dhe mësimdhënës pa mjetin e vetëm fatkeqësisht, pa tekste shkollore. Nuk dihet kur do të arrihet të kompletohemi me tekste shkollore”, tha tutje Jasharaj.
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...