Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami përmes një vendimi shfuqizon vendimin e djeshëm të Këshillit Drejtues të UP-së për të shkarkuar rektorin Ramadan Zejnullahu.
Burime të Arbresh.info brenda MASHT-it bëjnë të ditur se ministri Bajrami e ka marrë këtë vendim për arsye të shkeljes procedurale gjatë procesit të votimit për shkarkimin e tij./arbresh.info.
Lexoni të plotë vendimin:
Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të dispozitave të neneve 4, 21, 22 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, Nr. 82, 21 tetor 2010), dispozitave të nenit 8 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (Gazeta Zyrtare, Nr. 1, 18 prill 2011), dispozitave të nenit 6, paragrafi 1.13 të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare nr. 14, 9 shtator 2011), si dhe dispozitave të nenit 93, pika 93.4 dhe nenit 101, pika 101.1 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative (Gazeta zyrtare nr. 8, 1 janar 2007), merr këtë:
V E N D I M
III. OBLIGOHEN organet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për zbatimin e këtij vendimi.
A r s y e t i m
Duke u mbështetur në dispozitat e lartshënuara dhe duke marr parasysh se procedura për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është iniciuar në kundërshtim me paragrafin 2, pika 2.2 të nenit 31 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përbën rast për pavlefshmëri absolute të Vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas pikës d) të nenit 92 të Ligjit Nr. 02/L-28 për Procedurën Administrative. Sa më sipër, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi të Ministrit, pala e pakënaqur mund të inicioj konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...