Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë se bashku me Komunën e Prishtinës orgnaziojnë ceremoninë e inaugurimit të kopshtit të ri të fëmijëve “Shkronjat” në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Ky projekt është pjesë e Punësimi përmes programit “Kosova e bukur”.
Përmes këtij projekti është ndërtuar një kopsht i ri për fëmijë në lagjen Arbëria në një sipërfaqe prej 600m2, me të gjitha instalimet e nevojshme elektrike, ujë dhe instalime hidrosanitare si dhe pajisje të brendshme dhe mobilie të nevojshme për funksionimin e këtij kopshti.
Përveç ndërtesës, është ndërtuar edhe një oborr i ri me 3 kënde lojërash për fëmijë, shtigje për ecje dhe plato, hapësirë e gjelbër, ndriçim publik, rrethoja, banka dhe shporta për hedhurina.
Gjithsej 435,414€ janë shpenzuar për këtë projekt, përfshirë kontributin e komunës me 210,000€.
Ndikimi i këtij projekti në punësim është si në vijim: janë krijuar gjithsej 141 vende pune, përfshirë 91 persona të regjistruar si të papunë për një kohë të gjatë në Qendrën për Punësim.
Prej 91 personave të punësuar, 1 person është nga grupet minoritare, 12 gra dhe 12 të rinj.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...