Inaugurohet shkolla e re Naim Frashëri në Podujevë

07:26 | 18 Shkurt 2016
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komuna e Podujevës organizojnë ceremoninë inauguruese e shkollës së re “Naim Frashëri” në Podujevë.

Ndërtimi i shkollës është pjesë e projektit për infrastrukturë ekonomike dhe sociale BE-Komunë, i cili po mbështet një zhvillim rajonal të balancuar në Kosovë.

Në shkollën e re fillore do të përfitojnë 850 studentë të Podujevës. Kjo shkollë ka qenë e sistemuar në një ndërtesë jo të përshtatshme aty afër, e cila është rrëzuar.

Gjithsej 691,000 euro janë shpenzuar për implementimi e këtij projekti nga korriku 2014 deri në dhjetor 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme