Komisioni për Arsim ka miratuar projektligjin për inspektoratin arsimor, i cili do t’i shkojë Kuvendit të Kosovës për lexim të parë.
Por, në këtë mbledhje nuk munguan vërejtjet në punën e inspektoratit, për të cilin anëtarët e Komisionit kërkuan qe jo çdo ministri duhet të ketë inspektorat, por të formohet një inspektorat i përgjithshëm për te gjitha ministritë, në mënyrë që ministritë të mos kenë ndikim në të.
E vërejtje sa i përket arsimit kishte deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila tha se ky fillim i vitit shkollor ka filluar jo mbarë me furnizim me tekste shkollore.
“Nuk e di ka shkon ai buxhet dhe nxënësit furnizohen shumica me tekste te vjetra. Është me urgjencë të kërkohet nga ministri një llogaridhënie se ku shkon buxheti”, ka thënë Haxhiaj.
Më tej, ajo u ndalë te Agjencioni për Akreditim, për të cilin tha do të duhej të ishte i pavarur, por nuk është.
Sipas saj, është mirë që Komisioni t’i vizitoi këto institucione dhe t’i shoh se si funksionojnë.
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...